AKTUALITET, 11 Tetor 2021, 08:34

Shiu shkakton përmbytje në Vlorë, disa akse nën ujë

Shiu shkakton përmbytje në Vlorë, disa akse nën ujë

Reshjet e shumta të shiut që kanë përfshirë vendin përgjatë orëve të natës kanë shkaktuar probleme në disa akse rrugore në qytetin e Vlorës.

Situata duket më problematike në zonën e “Albano Romina” ku ka prezencë të madhe të ujit në rrugë.

Në disa akse nuk ka qarkullim të automjeteve, ndërkohë që po punohet për kthimin e kësaj situate në normalitet.

~tpz.al~