AKTUALITET, 11 Tetor 2021, 23:19

Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një vdekjeje të sigurt

Albana Vokshi kundër Bashës: Si po asfiksohet PD drejt një

Pas shkarkimit të deputetit Flamur Noka si nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Sigurisë me një vendim të kryetarit Lulzim Basha ka ardhur një reagim një tjetër deputete e selisë blu.

Albana Vokshi që deri tani publikisht ka mbajtur një linjë të distancuar publikisht nga debati Basha – Berisha ka thyer heshtjen. Në një postim në Facebook, Vokshi shkruan për fenomene që po dëmtojnë PD-në.

“Liria dhe demokracia e brendshme janë oksigjeni që mund të mbajnë në jetë PD-në. Memeceria, bindja e verbër dhe futja në rrjesht janë asfiksim që e çon PD-në në një vdekje pa zhurmë por të sigurt” – shkruan Vokshi

~tpz.al~