AKTUALITET, 11 Tetor 2021, 22:11

Curri: Karizma që shoqëron Elvis Naçin rrit popullaritetin e tij

Curri: Karizma që shoqëron Elvis Naçin rrit popullaritetin e

Teologu dhe analisti Arjan Curri nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV e ka cilësuar Elvis Nacin si një njeri tepër karizmatik dhe mundësia e tij, për të përdorur fjalën e Zotit rrit mundësinë që besimtarët të hapin portofolet e tyre.

Ndër të tjera ai u shpreh se, nëse do ishte një besimtar mysliman Elvis Naçi do ishte imami i tij i preferuar.

“Në botën fetare dhe religjoze marrëdhënia mes liderit besimtar sa më karizmatik të jetë lideri fetar sa më shumë të ketë mundësinë të përdori fjalën e Zotit aq më shumë tërheq dhe hap portofolet e tyre.

Në historitë e feve njerëzit karizmatik fetar prandaj se kuptojnë as vetë se mund ta kenë të lindur apo të fituar karizmin dhe Naçi e ka të lindur dhe se kupton as vetë.

Për shembull, edhe unë ndonjëherë se kuptoj pse njerëzit i pëlqejnë këto përrallat e mia. Po të më pyesje mua se çfarë pëlqejnë te këto përralla se di do të thoja, prandaj nuk mundet ti tërheqësh dikujt vëmendjen pse është karizmatik. Po të isha mysliman do e kisha imamin tim të preferuar. Mungesa e kontrollit ekonomik të tyre që sjellin komunitet fetare mund të sjellin miliona euro me burim të paditur”, tha Curri.