AKTUALITET, 11 Tetor 2021, 19:07

FOTOLAJM/ Me tepsi, lugë e garuzhde, qytetarët një orë përpara kryeministrisë. Shiu nuk i ndali për të protestuar kundër rritjes së çmimeve

FOTOLAJM/ Me tepsi, lugë e garuzhde, qytetarët një orë

Për më shumë se një orë qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë protestuar përpara kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve në vend.

Shiu i rënë pasditen e sotme dhe temperaturat jo të favorshme nuk i kanë penguar qytetarët që të dalin dhe të protestojnë kundër padrejtësive.

Me pankarta në duar, por edhe me sende simbolike që i mbanin në duar si tepsi, lugë apo garuzhde qytetarët i kanë bërë thirrje qeverisë që të reflektojë për uljen e çmimeve.

Iniciatori i kësaj proteste, avokati Adriatik Lapaj tha se qëndresa do të vazhdojë derisa të merren masa.