TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pse shqiptarët i besojnë kaq shumë para Elvis Naçit? Kjo ishte pyetja që Ylli Rakipi i drejtoi teologut Ermit Gjinishi, në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Sipas Gjinishit, kjo lidhet me komponentin e “bamirësisë fetare” dhe përdorimit të nacionalizmit.
“Është një individ që ka prapavijë religjioze. Kemi të bëjmë me bamirësi fetare.
Ai luan me komponentin nacionalist, “shqiptarët për shqiptarët”. Po të shohësh, donacionet më të mëdha, janë nga Kosova dhe Maqedonia. Këto janë arsyet kryesore.
Kemi tre komponentë, një lider fetar bëhet bamirës dhe bamirësi bën biznesmeni. Nuk ka njëei kritika ndaj fesë, bamirësisë dhe biznesit. Por, një zinxhir i tillë, krijon hapësira për abuzim.
Për mua, të gjithë këto lloj modelesh, janë modele korruptive. Ja të sjell një rast. Të kujtohet debati me “Mjaft” dikur, ku i merr paratë? Sot treçerekun e “Mjaft”, e keni në politikë. Mos po prodhojmë modele që nesër do të ndikojnë shumë?
Problemi është ky, që ti e ke filluar biznesin para apo pasi fillove bamirësinë? Cështja është kjo, këto skema janë projekte.
Pikëpyetja që ngrihet, debate dhe shqetësimi është ky. Ky debat do të kishte vlerë, nëse një nga këta do të vinte këtu dhe të na thonë, i kam krijuar me paratë e mia, ja dokumentat, të bëjnë transparencë. Në momentin që nuk del, dështon në një debat dhe gazetari sulmohet mediadikisht me një ushtri të heshtur që sillen si rrugaçë. Paska një ushtri të heshtur këtu që ne nuk mund të kritikojmë një njeri, dhe sulen thonë po na fyejnë imamin.
Këto janë struktura që janë shumë më tepër se sa kaq.
Këto janë modele që promovohen nga politika, sepse kuron veten edhe pushteti me ta”, tha Gjinishi.