AKTUALITET, 9 Tetor 2021, 17:55

Kriza energjitike, Basha reagon pas tri pikave të Ramës: Po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE-së

Kriza energjitike, Basha reagon pas tri pikave të Ramës: Po fsheh

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të tri pikave të Ramës për përballimin e krizës energjitike.

Basha reagim në Twitter:

“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.

Kryeministri Rama prezantoi sot planin e qeverisë së tij me tri pika për përballimin e emergjencës energjetike në vend:

-Garantimin e furnizimit pa ndërprerje me energji elektrike për të gjithë.
-Mbrojtja e familjeve dhe biznesit të vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike.
-Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike, të instrumenteve të garancisë sovrane, shtetërore që do të jenë të ripërtëritshme në vlerën 100 mln Euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln Euro të tjera në fillim të vitit tjetër.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë dhe biznesin e vogël.

Po ashtu, sipas Ramës, as pensionet nuk mund të rriten shumë, pasi sipas kryeministrit, ato financohen nga sigurimet shoqërore dhe në vendin tonë me kontributet shoqërore nuk paguhen dot as gjysma e pensioneve.

“Nëse e rrisim pagën minimale jo në 500 euro, por në 500 mijë lekë, sa hap e mbyll sytë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e urisë. Pagat e pensionet në një vend rriten njësoj si të ardhurat në një shtëpi. Nuk ka prind në botë që nuk do t’i japë më shumë fëmijës së tij. Pensionet financohen nga sigurimet shoqërore, pra nga kontributet e atyre që punojnë”, tha kryeministri.

~tpz.al~