TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Plagosje me armë zjarri raportohet në Shkodër, mëngjesin e sotëm.
Policia bën me dije se rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka mbërritur për të marrë trajtim një 24-vjeçar, banues në fshatin Mushan. I riu dyshohet se është plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta.
Mësohet se i plagosuri është Isak Mehmedaj dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sakaq, shërbimet e policisë janë nisur drejt vendit të ngjarjes dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë.
Më datë 09.10.2021, rreth orës 08:45, në Spitalin Rajonal Shkodër, ka shkuar për ndihmë mjekësore, dyshohet i plagosur me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, jashtë rrezikut për jetën shtetasi I.M, 24 vjeç, banues në fshatin Mushan, Shkodër.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor me marrjen e njoftimit janë nisur menjëherë në drejtim të vendngjarjes.