AKTUALITET, 8 Tetor 2021, 17:56

Vrasja në krye të detyrës e komisar Zylyftarit/ SPAK nis hetimet për ngjarjen e 21 viteve më parë, merret në pyetje ish-avokati i Admir Tafilajt

Vrasja në krye të detyrës e komisar Zylyftarit/ SPAK nis hetimet

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, do të rihapë hetimet për vrasjen e bujshme të Komisar Arben Zylyftarit.

Mësohet se për këtë çështje do të ripyeten të gjithë personat që kanë dijeni për ngjarjen e rëndë, të ndodhur 21 vite më pare.

SPAK pritet të marrë në pyetje ish-avokatin e Sokol Koçiun, ish-avokati i Admir Tafilaj, i dënuar përjetë për vrasjen e ish kryepolicit të Shkodrës. Sjellim në vëmendje që Tafilaj pretendon se ngjarja është e manipuluar dhe e pa zbardhur nga drejtësia.

Kryepolici i Shkodrës, Arben Zylyftari u vra në 2000 në krye të detyrës me një breshëri plumbash automatiku gjatë një operacioni kundër dy personave në kërkim.