AKTUALITET, 9 Tetor 2021, 08:30

E shtuna nis me shi! Ja si do të ndryshojnë temperaturat sot

E shtuna nis me shi! Ja si do të ndryshojnë temperaturat sot

Për ditën e shtunë moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura por nuk do të mungojnë hera-herës intervalet e shkurtra me diell.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme përgjatë gjithë ditës me intensitet të ulët e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave.

Era do të fryjë me drejtim juglindje-verilindje 2-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore fiton intensitet deri në 12-15m/s, duke sjellë valëzim të forcës 2-3.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 12/21 re shi

Kukës 9/14 re shi

Lezhë 12/20 re shi

Dibër 7/12 re shi

Durrës 13/23 re shi

Tiranë 13/24 re shi

Elbasan 11/24 re shi

Berat 11/21 re shi

Vlorë 13/21 re shi

Korcë 9/14 re shi

Gjirokastër 10/19 re shi

Sarandë 11/20 re shi.

~tpz.al~