AKTUALITET, 8 Tetor 2021, 20:24

Dyshohet se shisnin ilaçe kontrabandë, në pranga farmacistë dhe pronarë deposh

Dyshohet se shisnin ilaçe kontrabandë, në pranga

Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas një hetimi 10-mujor, zhvilloi dhe finalizoi operacionin policor i koduar “Përfitimi”, në kuadër të të cilët u bë arrestimi i të dyshuarve

B. B, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
F. M, 39 vjeç, administrator i një farmacie;
M. Xh, 64 vjeçe, e dyshuar si dërguesja e mallrave kontrabandë;
J. P, 66 vjeç, i punësuar nga shtetasja M. Xh;
F. L, 40 vjeç, administrator i një farmacie;
B. O, 56 vjeç, administrator i një depoje farmaceutike.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë periudhës së Covid-19, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë. Policia tha se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale barna të ndryshme, një automjet dhe gjashtë aparate celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”.