SPORT, 8 Tetor 2021, 18:10

Sheikët nisin të trazojnë Premier League, Antonio Konte pranë rikthimit në Angli

Sheikët nisin të trazojnë Premier League, Antonio Konte

Blerja e Newcastle United nga sheikët e Arabisë Sauditë ka prishur balancat në Premier League, duke treguar se sa influencë ka leku ditët e sotme.

Edhe pse një ekip jo me shumë histori në Premier League, Njukastle është gati të startojë një epokë të rë me objektiva të reja. Qëllimi i parë i parë i sheikëve është afrimi në skaudër i një trajneri me emër, dhe Antonio Konte është më i përfolur për momentin.

Konte do të rikthehej sërish në Premier Ligë pas tre vitesh kur drejtoi Çhelsea ndërmjet 2016 dhe 2018. Aktualisht tekniku italian është pa punë pasi u largua nga Interi ku fitoi titullin kampion, dhe Konte mund të bindet me një projekt serioz që do të afronte në skuadër lojtarë me emër.

~tpz.al~