TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në shtëpinë e Interit kanë rënë këmbanat e alarmit për pjesmarrjen e tij në sfidën ndaj Lacios.
Sulmuesi zikaltër, nuk ishte në dispozicion të kombëtares argjentinase ndaj Paraguajit për një problem muskulor.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera nga mjekët e përfaqësueses “Albiceleste” u vu re “demi” zikaltër nuk kishte asnjë dëmtim serioz, por duhet ende trajtim mjekësor dhe për këtë motiv nuk do të lërë ende grumbullimin me kombëtaren e tij edhe pse është në dyshim të madh për ndeshjen e rëndësishme ndaj Lacios nëse nuk lirohet më herët nga trajneri Skaloni.
Të gjithë amerikano-jugorët e Interit të cilët janë të grumbulluar me kombëtaret respektive ku përveç Lautaros janë dhe Korrea, Vidal, Sançez dhe Vesino, të gjithë do të jenë në luftë me kohën për të qenë në dispozicion të Simone Inzagit për ndeshjen e së shtunës në “Olimpico” ndaj Lacios, duke parë se sfida e fundit me kombëtaren e tyre do të jenë të enjten e ardhshme.