SPORT, 8 Tetor 2021, 09:23

U mundën me përmbysje ndaj Francës, Martinez: Mëkat i madh, e kishim në dorë

U mundën me përmbysje ndaj Francës, Martinez: Mëkat i madh,

Roberto Martinez nuk arriti ta shpjegonte konkretisht humbjen e skuadrës së tij kundër Francës.

Një pjesë e parë pragmatike për “Djajtë e Kuq” dhe avantazh me dy gola që dukej se e kishte vënë rezultatin në kasafortë.

Për trajnerin e belgëve trishtimi është i madh, pasi një tjetër arritje sfumon pak para finishit.

“Është e trishtueshme. Djemtë janë të dërrmuar. Mendoj se dhanë gjithçka e se me pak vëmendje mund të kishim arritur një finale historike për ne.

Sidoqoftë, duhet të gjejmë forcat për të qenë gati për Italinë. Duam të nderojmë turneun dhe fanellën. Kjo humbje na shërben si mësim. Është një makat i madh. Të dielën nuk do të jetë e lehtë, por duam të arrijmë diçka pozitive.