SPORT, 7 Tetor 2021, 13:11

Humbja ndaj Spanjës, vëllai i Imobiles “thumbon”: Po tani, kush e ka fajin?!

Çiro Imobile nuk ishte i grumbulluar për arsye të një dëmtimi në sfidën ndaj Spanjës që Italia humbi në stadiumin “Giuseppe Meazza” me rezultatin 1-2, të vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës A të Ligës së Kombeve.

Jo pak herë sulmuesi i Lacios është sulmuar nga tifozët italianë për shkak të paraqitjeve të dobëta me kombëtaren e kaltër ku e sulmonin duke i thënë se me Italinë nuk jepte maksimumin ndërsa me ekipin e Lacios realizon çdo ndeshje gol.

Për këtë rast ka menduar vëllai i Çiro Imobiles, Luixhi Imobile i cili me anë të një “Story” në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka shkruajtur: “Po tani? Kujt do t’ia hedhim fajin?”, ka thumbuar vëllai i Imobiles.

~tpz.al~