AKTUALITET, 8 Tetor 2021, 10:28

Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim kur ka sasi të mëdha reshjesh

Rama: Shqipëria nuk e prodhon dot energjinë që i duhet, e shesim

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një konferencë për mediat ka folur në lidhje me rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike.

Rama tha se Shqipëria nuk prodhon energjinë që i duhet dhe detyrohet që t’a importojë. Sipas Ramës, importi është duke ndodhur në kohë thatësirë e për pasojë edhe çmimi është më i lartë. Ndërkohë kryeministri ka sqaruar se vendi ynë shet energji vetëm kur ka sasi të larta reshjesh.

“Të ardhurat dhe të mirat nuk vijnë nga qielli, vijnë nga puna. Është mirë të dëgjojmë njëri tjetrin. E kam të pamundur të vrap bashkë me vrapin që ka marrë çmimi i energjisë.

Shqipëria nuk e prodhon të gjithë energjinë që i duhet. Shet energji pasi në momentin kur ka reshje me tepri ka dy rrugë ose ta shesë ose ta derdhë prurjen e reshjeve.

Kur është mot reshjesh çmimi është më i ulët. E shet në një kohë kur kërkesa nuk është e lartë. Shqipëria e blen energjinë kur ka thatësirë dhe e blen më shtrenjtë sepse kërkesa është më e lartë.

Nuk i vendos qeveria çmimet. Jemi këtu për të ngritur një digë mes furtunës që vjen nga tregu ndërkombëtar dhe shtëpive të shqiptarëve.

Meqë rritet çmimet rrisni rrogat. Nuk funksionon kështu. Nuk rriten se s’dua unë. Nuk ekziston një kryeministër që nuk do të rrisë rrogat. Rrogat rriten sipas rritjes së kapaciteteve ekonomike. Kapacitete ekonomike rrisin zinxhirin e vlerës”- tha Rama.