Sonte në orën 20:45 do të luhet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kombeve mes Belgjikës dhe Francës.
Të dyja ekipet janë të kompletuara, dhe do të kërkojnë të prekin finalen të dielën ku i pret Spanja, me këta të fundit që eliminuan Italinë.
Ky është edicioni i dytë i Ligës së Kombeve, ndërsa kampion aktual është Portugalia.
