TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas një sezoni të kushtëzuar nga dëmtimet, Paulo Dybala është kthyer përfundimisht në qendër të projektit të Juventusit. Në këtë fillim sezoni, “Joya” duket si ai i kohërave të mira: thembra, vizion, ide dhe hapësira.
Një numër 10 në të gjithë fushën, aq sa kur bie ai, loja gjithashtu bie. Paulo, nuk është më hija e CR7, tani është strumbullari i projektit të ri bardhezi, siç dëshmohet nga 2 golat dhe 2 asistet në 5 ndeshje dhe një rinovim kontrate që do ta bëjë më të paguarin në skuadër. Po cilat janë sekretet e tij?
NDRYSHIMET – Si fëmijë ai ishte “prifti i vogël”, sepse këmisha ishte aq e madhe për të, sa i dukej si një tunikë. Në Palermo spikati për fytyrën djaloshare. Tani për të gjithë është “Joya”, xhevahiri, një nofkë që iu vendos nga fillimet e tij në Cordoba.
ORIGJINA – Lidhja e Paulos me Italinë fillon shumë kohë më parë. Nga gjyshja e tij (prej nënës) dhe origjina napolitane. Kjo i lejoi atij të merrte nënshtetësinë italiane në vitin 2012, por të mos vishej axurr: “Ndihem argjentinas, do të mashtroja po të siellesha ndryshe”.
GJYQTAR – Kur kthehet në Argjentinë, ai organizon ndeshje futbolli me miqtë. Paulo si një profesionist i mirë luan rolin e gjyqtarit. Atje thonë se, me kartonë në xhep dhe bilbil në gojë, ai është shumë i rreptë. Ndonjëherë nuk kursen as kartonin e kuq.
SHAH – Filloi të luante që fëmijë dhe e bën akoma, kur ka kohë. Kërkon shokë për t’i sfiduar, por shumë keq sepse vitet e fundit vetëm Hernanes i ka dhënë gëzime në këtë fushë.
BASKET – Nënë Alicia, duke mos ditur si ta menaxhonte hiperaktivitetin e tij, në një moment mendoi ta angazhonte me minisbaket. Kjo zgjati shumë pak, mjaftueshëm sa për ta dashuruar topin me këmbë dhe jo duar. Fundja, kaq i shkurtër sa është, koshi i basketbollit duket thuajse i paarritshëm për të.
E MAJTA – Duke folur për këmbët, e majta e tij është magjike, e djathta disi më pak. Pra, Paulo, për të përmirësuar ndjeshmërinë e tij, praktikon ta shkruajë emrin e tij me këmbën e djathtë.
LEGO – Dybala ka një pasion të shfrenuar për lojën “Lego”, aq sa kaloi mbrëmje të tëra duke ndërtuar me të dashurën e tij, Antonella. Ekziston një histori e një “kulle me urë”, e ngritur deri vonë natën, sepse nuk flinte derisa ta përfundonte. Pa pyetur fare nëse partnerja ishte e rraskapitur për gjumë.
IDHULLI – Si fëmijë donte Riquelme, edhe sepse brohoriste fuqishëm për Boca Juniors në shtëpi. Pastaj, në vend të tij, nisi të adhurojë Ronaldinho. Një fotografi me legjendën braziliane dhe mesazhi: “Përmbusha një ëndërr”.
USHQIMI – Paulo është i çmendur për peshkun dhe ka një pasion të madh për sushi. Rizoton me ushqime deti e përpin, ashtu si edhe levrekët e pjekur në skarë. Dhe pastaj, e çuditshme, por e vërtetë: ai preferon picën argjentinase sesa picën napolitane.
TRAJNIMI – Këtë verë, ndërsa ishte me pushime në Miami, u stërvit me një trajner të futbollit amerikan, duke bërë punë specifike për t’i bërë ballë goditjeve të fushës dhe jetës.