SPORT, 6 Tetor 2021, 08:52

Tottenham ofron 50 milion euro për Icardin

Tottenham ofron 50 milion euro për Icardin

Tottenham është në kërkim të një sulmuesi. Mediat në Ishull kanë raportuar se klubi anglez është duke ndjekur situatën e Mauro Icardit.

Sulmuesi argjentinas  ka humbur vendin e titullarit dhe nuk është në planet e Maurico Pochettinos këtë sezon.

Për 28-vjeçarin, Tottenhami do të dërgojë një ofertë prej rreth 50 milionë eurosh. Për Icardin, interesim ka shprehur edhe Juventusi.

~tpz.al~