SPORT, 5 Tetor 2021, 13:47

“Jemi krenarë për ty, të përgëzoj jo vetëm për karrierën tënde, por…”, Mavraj bën postimin emocionues për Migjen Bashën

Gjatë ditës së djeshme ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, Migjen Basha i ka dhënë lamtumirën futbollit të luajtur në moshën 34-vjeçare.

Pas këtij lajmi ka reaguar me anë të disa fotove ish-mbrojtësi i Kombëtares, Mërgim Mavraj i cili me anë të “Story”-t në profilin e tij të rrjetit social “Instagram” ka shkruar fjalë zemre për Bashën.

“Migjen, vëllai im i dashur. Unë vetëm mund të të përgëzoj, jo vetëm për karrierën tënde të madhe, por veçanërisht për atë person të madh që je.

Ishte nder i madh për mua të pastroja gabimet e tua prapa shpine.

Të uroj ty dhe familjes tënde veçanërisht bekimet e Zotit me dashuri, truproja yt. Të gjithë jemi shumë krenarë për ty.”, shkroi Mavraj në tri fotot e postuara.