SPORT, 4 Tetor 2021, 23:19

Statistika e veçantë/ Realizoi pas 28 sekondash lojë, Kalabria hyn në historinë e Milanit

Statistika e veçantë/ Realizoi pas 28 sekondash lojë, Kalabria

Mbrëmjen e djeshme Milani arriti të triumfojë në transfertën e vështirë të Bergamos ndaj Atalantës me rezultatin 2-3 duke korrur një sukses të rëndësishëm për objektivat e saj sezonal.

Autori i golit të parë të kësaj sfide, Davide Kalabria shënoi pas 28 sekondave duke thyer një rekord. Sipas faqes së statistikave “OPTA Paolo”, mbrojtësi kuqezi bëhet lojtari i tretë i Milanit që realizon kaq shpejt në një ndeshje të Serisë A që nga sezoni 2004/2005, kohë kur kjo faqe ka grumbulluar këto të dhëna.

Përpara tij janë Rafael Leao me golin e tij ndaj Sasuolos i cili shënoi pas 6 sekondave dhe Sulej Ali Muntari që realizoi pas 18 sekondave lojë ndaj Juventusit. Një statistikë e veçantë për Milanin dhe mbrojtësin Davide Kalabria.