TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Antonio Conte është një nga trajnerët më të kërkuar në skenën aktuale të futbollit dhe momentalisht është i papunë.
Fillimisht tekniku italian u përfol shumë për një rikthim në Premier League te skuadra e Arsenal, e cila ishte futur në një krizë të thellë me Mikel Artetan në stol, por gjerat së fundmi ka ndryshuar për mirë te “topçinjtë”.
E kundërta po ndodh te Man United, me Solsjkaer që tanimë është në gjemba, opsionet për ta zëvendësuar atë po rreshtohen.
Ish-trajneri i Chelsea dëshiron të kthehet në stol, e ktë do ta bënte me një skuadër e cila do të kishte një projekt ambicioz.
United ka gjithçka që mund t’i duhet, me Cristiano Ronaldon, Sancho dhe Varane të transferuar së fundmi.
Situata te “Djajtë e Kuq” momentalisht është një “fuçi baruti” pasi lënia në stol e Ronaldos edhe ndaj Everton së fundmi ka ngritur shumë pikëpyetje mbi trajnerin norvegjez, i cili gjithashtu nuk i ka punët mirë më Sanchon dhe Van de Beek.
Conte dëshiron të kthehet në Premier League dhe opsioni United e josh atë më shumë se ai i Arsenal. Megjithatë klubi i “Old Trafford” vlerëson po ashtu Zidane. Francezi preferon të presë mundësinë për të marrë drejtimin e kombëtares franceze.