SPORT, 5 Tetor 2021, 12:17

Kylian Mbappe do të largohet te Real Madrid, PSG kundërpërgjigjet duke marrë Erling Haaland

Kylian Mbappe do të largohet te Real Madrid, PSG kundërpërgjigjet

Deklaratat e fundit të Kylian Mbappe që kërkoi largimin nga PSG që në fundin e korrikut ka shtuar entuziazmin te Real Madrid që ylli francez nuk do të rinovojë.

Sulmuesi duket qartë se nuk do të qëndrojë në Paris edhe pse në ekip ka ardhur Lionel Messi. Që nga 1 janari Mbappe nuk mund ta ndalojë asnjë të firmosë parakontratë me Real Madrid. Megjithatë, PSG nuk do të qëndrojë duarkryq. Sipas mediave spanjolle, klubi francez do t’i kundërpërgjigjet madrilenëve duke marrë në ekip Erling Haaland.

Norvegjezi ka shprehur simpatinë për Realin e Madridit, por PSG do të përdorë të gjitha armët për të blerë një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim. Klubi francez ka marrëdhënie shumë të mira me menaxherin Mino Raiola, i cili ka edhe dy lojtarë te PSG, Verratin dhe Donnarumman.

PSG është e gatshme të paguajë edhe njëherë tjetër komisionet që duhen për këtë transferim, gjithashtu të konkurrojë me këdo për të paguar në arkat e Dortmundit shumën që duhet, shto edhe bonuset për vetë lojtarin.

Pra, edhe njëherë tjetër PSG po e sfidon Realin, për t’i treguar se fuqinë ekonomike, duke mos pranuar 180 mln euro për shitjen e Mpappe dhe në krahun tjetër ta lërë të lirë dhe të harxhojë rreth 150 milionë për Haaland.