TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Humbja e parë në kampionat e PSG-së kundër Renesë në fundjavë ka bërë lajmin e ditës në Francë.
Skuadra kryeqytetase me yje si Mesi, Nejmar e Mbape nuk ka goditur thuajse asnjëherë portën.
Kjo i ka zhgënjyer të gjithë, teksa kritikat kanë qenë të shumta. Tifozët parisienë kanë qenë më të ashpër me brazilian Nejmar.
Ai ka qenë hija e vetvetes, teksa tifozët e akuzojnë se prej javësh ai është jashtë forme.
Kështu rezulton nga anketa më e fundit nga “L’Equipe”, që bën me dije se 66% e votuesve kanë zgjedhur që trajneri Poçetino ta ulë në stol sulmuesin brazilian, ndërkohë që 29% e votuesve të tjerë janë të pavendosur për pozicionin e Nejmarit në fushë.