AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 18:19

Kapen 115 kg marijuanë në aksin Kakavijë – Janinë, arrestohen drejtuesit shqiptarë të dy kamionëve


anë kapur 115 kilogramë marijuanë në aksin rrugor Kakavaijë – Janinë, panë vendit të quajtur Kranula.

Policia greke ka arritur të ndalojë dy kamionë, të dyshuar se transportonin lëndën narkotike.

Brenda njërit prej tyre u gjetën dhe sekuestruan 24 pako me 115 kilogramë marijuanë, ndërsa mjeti tjetër shërbente për kontrollin e rrugës.

Ndërsa, nga ana e policisë helene janë vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve. Detajet për këtë operacion ende nuk janë bërë të ditura.

Bëhet me dije se një nga të arrestuarit është shtetasi shqiptar S. D. Ai ishte duke udhëtuar me kamion .