TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryedemokrati Lulzim Basha, akuzoi qeverinë për sjellje kriminale me qytetarët shqiptarë, duke përmbledhur me pesimizëm dhe situatën ekonomike e sociale në vend.
Ai i ka kërkuar mediave të publikojnë me zë e figurë premtimin e kryeministrit Edi Rama, për paketën e tretë të ndihmës për shkak të pandemisë. Premtim që nuk u mbajt kurrë.
“Vendi në qorrsokak drejt greminës. E vetmja mënyrë për ta frenuar të marrim ato masa që po marrin me efektivitet vendet në rajon.
Masa e vetme e bërjes apo jo të detyrës është a i ke marrë këto masa dhe çfarë efekti kanë dhënë. Situata nuk do ishte kështu nëse do ishin bërë ato që kemi thënë ne.
Prej marsit i kërkoj 2500 testime në ditë. Plotësisht e mundur për të përballuar me vërtetësi përmasat e vërteta të pandemisë. Kjo sjell obligimin tjetër, gjurmimin e rasteve.
Kjo është detyra e qeverisë jo të dalin si sharlatanë, vëre maskën këtu mos e vër aty. Kjo është të lash duart. Dje kemi arritur një rekord infektimesh. Sa i përket paketës ekonomike janë premtuar prej muajit maj dhe qershor masa shtesë, paketa e tretë.
E keni me zë e figurë, nxirrjani palaços siç ia nxjerrim ne. Është detyrë e medias. Është dhe për disa koha ka çelësat. Përballeni me shqiptarët kur thotë kemi bërë gati paketën e tretë, ndërkohë që vendet e tjera kanë bërë paketën e katërt.
Është kriminale mënyra se si sillet me shqiptarët, me mjekët e infermierët. Një kriminel pret të vijë më e keqja për të nxjerrë me pikatore.
Ky është plani ta lë të keqen deri në fund pastaj të nxjerr pikatoren. Kjo nuk është papërgjegjshmëri, nuk është keqqeverisje, është krim”, deklaroi Basha.