AKTUALITET, 14 Tetor 2020, 14:30

Koronavirusi, Basha: Mjekët që janë palë me pushtetin të thonë të vërtetën, situata është dramatike

Koronavirusi, Basha: Mjekët që janë palë me pushtetin


Kryetari i Partisë demokratike Lulzim Basha i ka bërë thirrje mjekëve që të bëhen pjesë e situatës dhe të japin të dhënat e sakta në lidhje me gjendjen që ndodhen spitalet dhe rritja e infeksionit në vendin tonë.

Në një konferencë për mediat këtë të mërkurë, Basha është shprehur se mjekët kanë pasur dhe do të kenë gjithmonë mirënjohje për punën e tyre, por janë një pjesë që janë bërë palë e pushtetit ndaj është e rëndësishme që ato të pendohen dhe të japin të dhënat e sakta mbi situatën e infeksionit.

“Të dhënat që unë kam ndarë me ju vijnë nga mjekët, të vërtetën po e fsheh Edi Rama dhe një pjesë e ngushtë rreth tij.

Thirrja ime nuk u drejtohet mjekëve të Covid 1 apo të Covid 2 pasi ne të dhënat aty i marrim, dhe ju mund ti merrni shumë thjesht madje ne i marrim dhe nga institutet përkatëse.

Por thirrja është për një grup të ngushtë mjekësh që e kanë tradhtuar betimin e tyre dhe janë bërë palë me pushtetin dhe atyre u bëj thirrje që nuk është vonë për tu penduar që të tregojnë gjendjen e infeksionit në të cilën jemi sot,”-është shprehur Basha.