AKTUALITET, 4 Shtator 2020, 15:48

150 persona fituan betejën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

150 persona fituan betejën me Covid-19 brenda 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit 150 qytetarë e kanë fituar betejën me koronvirusin në vend. Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 150 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm!”, shkruan ministrja në një postim në rrjetet sociale.

Prej ditësh numri i pacientëve që shërohen nga koronavirusi është i lartë.

Ndërkaq, vijon të jetë i lartë edhe numri i rasteve të reja dhe fatkeqësisht edhe ai i viktimave.