TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Maqedonia e Veriut në 24 orët e fundit ka kryer 1468 testime te personat e dyshuar me Covid 19 dhe janë konfirmuar 109 të infektuar.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë shënuar tre persona të vdekur dhe 89 të shëruar.
Shkupi vijon trendin e rritjes së infektimeve ditore përsëri, ku sot janë 40 të infektuar.
Që nga fillimi pandemisë në Maqedoni janë kryer 154,948 testime dhe janë konfirmuar 14,871 të prekur nga koronavirusi që shpërtheu në Kinë vitin e kaluar.
Numri i pacientëve të shëruar është 12,054, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive është 2208.