TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Pas mesazhit të presidentit rus Vladimir Putin për presidentin Meta, një tjetër mesazh ka ardhur për 108-vjetorin e Pavarësisë nga ministri i Jashtëm Sergej Lavrov.
Kryediplomati i ka dërguar një telegram urimi kryeministrit Edi Rama, ku shkruan se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t'i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.
“I nderuar zoti Kryeministër,
Pranoni urimet e mia me rastin e festës kombëtare të Republikës së Shqipërisë, Ditës së Flamurit.
Jam i bindur se aktivizimi i kontakteve midis ministrive të punëve të jashtme të vendeve tona do të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve ruso-shqiptare si edhe do t`i shërbejë përforcimit të paqes dhe sigurisë në Ballkan dhe në mbarë Evropën.
Ju uroj suksese në punë, ndërsa popullit shqiptar – lumturi dhe prosperitet. Sergej Lavrov”, thuhet në mesazhin e Lavrov të publikuar nga ambasada ruse në Tiranë.