AKTUALITET, 1 Gusht 2021, 16:08

100 raste me koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë

100 raste me koronavirus gjatë 24 orëve në Kosovë

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 100 qytetarë.

Rastet e reja janë identifikuar nga 2849 testime të kryera në total.

Ndërkohë në vend janë 539 raste aktive me COVID.

Që prej marsit të vitit 2020, deri më 1 gusht 2021, Kosova ka regjistruar 108.465 raste me COVID-19.