TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka nisur shqyrimin e pasurisë së gjyqtares Altina Xhoxhaj.
Sipas raportit që po lexon KPK duke bërë një ballafaqim me pasurinë e gjyqtares rezulton se një apartament 100 m2 në pronësi të gjyqtares Xhoxhaj nuk është i deklaruar në formularet e deklarimit të pasurisë.
Sakaq, nuk dihet origjina e parave për apartamentin në Gjirin e Lalzit.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj.
Mospërputhje në deklarim për burimin e parave, mban shume para cash, vendime ne konflikt interesi, mungesë të ardhurash për blerjen e një apartamenti në vitin 2005, 109 metra katrorë me vlerë 60 mijë euro dhe probleme edhe me një truall që ka në Gjirin e Lalzit. Këto janë vetëm disa nga konstatimet e KPK për pasurinë e Altina Xhoxhajt, seanca për të cilën ka nisur e pritet verdikti pas ‘vetingut’.
Sipas hetimit administrativ te KPK, gjyqtarja e Kushtetueses ka një apartament të blere në vitin 2005, 60 mije euro 109 metra katrore. Ka nje truall ne gjirin e Lalzit qe e ka blere 400 mije leke dhe mbi te nje shtëpi që e ka blerë 5 mln leke. Ndërkohë që kursimet e bashkejetuesit rezultojnë 61 mije dollare dhe 15 mije euro.
Sipas KPJ, apartamenti 101 m katrore ne Tirane ka mospërputhje per burimin e parave, ka mungese te ardhurash sipas analizes per blerjen e apartament. Sa i perket apartamentit te Gjiri i Lalzit 2+1 plus verande ka gjithashtu probleme. Sa i përket truallit te Gjiri i Lalzit rezulton se ka marre 100 metra katrore me shume se cfare i takon. edhe sa u perket kursimeve te bashkëjetuesit, nuk justifikohen.