AKTUALITET, 23 Prill 2018, 09:21

Humbi jetën duke ndjekur pasionin, mesazhet rrëqethëse të kolegëve e miqve për kameramanin

Dhimbje e madhe dhe mesazhe rreqethese ato qe miqte, koleget, gazetaret  dhe te njohurit kane shkruar pas lajmit tragjik se Armand Hallvaxhiu, kameramani i “News 24”, djali me pasionin e madh per zhutjen humbi jeten ne Shpellen e Haxhi Ali-ut, duke mos dale dot me.

Lexoni mesazhet  

Postimi i gazetarit Erjon Skendaj

“O shok, o mik, o Mandi sa e rënde dhe e vështire qenka të shkruash për ty tani që nuk je me. O zot nuk e besoj ende që ka ndodhur vërtete edhe pse m’u desh që të lexoj e rilexoj mbi 10 here lajmin tënd të fundit me zërin që më dridhej e që nuk me linte ta përmbyllja leximin.

Por ti ike si kampion, se ti i tille ishe në ato që dije të bejë më mirë. Në mend me vijne një mori kujtimesh që i ndamë bashkë që nga përmbytjet në Shkoder, 21 janari e në çdo protestë e ngjarje te bujshme. 10 vite kujtime me ty shok e mik i mire. I tille do mbetesh për ne shoket e tu të neës 24. Qofsh i xhenetit mik. Zoti i lehtesoftë dhimbjen e madhe familjes tënde”, shkruan Skëndaj.

arifi

ferko

rezarta

topalli