AKTUALITET, 23 Prill 2018, 10:41

Terroristi Abdeslam, dënohet nga një gjykatë belge

Terroristi Abdeslam, dënohet nga një gjykatë belge

Një gjykatë belge ka dënuar terroristin Salah Abdeslam, i cili organizoi sulmin terrorist në vitin 2015 në Paris, me 20 vite burg. Abdeslam u shpall fajtor për terrorizëm dhe tentativë vrasje.

Ai shkëmbeu zjarr me oficerët e policisë, të cilët rrethuan një apartament në Bruksel në mars të vitit 2016. Abdeslam ishte arratisur për 4 muaj.

Abdeslam,  do të dalë në gjyq edhe në Francë, për sulmin terrorist.

Terroristi refuzoi t'u përgjigjej pyetjeve, në gjyqin në Bruksel. Ai nuk mori pjesë në gjyq dhe nuk ishte prezent në momentin e leximit të verdiktit.

 

/TPZ.AL/