AKTUALITET, 23 Prill 2018, 10:36

Rezistenca e artistëve për Teatrin, thirrje qytetarëve: Lufta sapo ka filluar, po bashkohen edhe sindikatat

Rezistenca e artistëve për Teatrin, thirrje qytetarëve: Lufta

Artistë të shumtë të cilët kanë bërë rezistencë për rreth 8 javë, duke ngritur zërin kundër prishjes së godinës së Teatrit, do të mblidhen edhe ditën e sotme në orën 19:00.

Ervin Goci, pedagog në U7niversitetin e Tiranës dhe aktivist, [përmes një  njoftimi të bërë në rrjetin social Facebook, shkruan se rezistenca tani e në vazhdim do të jetë më e fortë dhe më e orientuar simbolishkisht.

“Lufta sapo ka filluar, aktoret jane me te motivuar se kurre, ato po bashkohen, po bashkojne dhe sindikatat, po bashkohen dhe me te tjere qe e duan teatrin dhe te bukuren.

Bashkohu sot ne ora 19.00 para Teatrit.”m njofton Goci.

Postimi i plote:

Kjo eshte video e bere ne forme vullnetare nga nje studente e gazetarise pas 8 javesh rezistence per ruajtjen e teatrit si pasuri e perbashket. Aty ne ate shesh, eshte fituar nje dimension i ri, teatri ka dale nga skena dhe eshte afruar me njerezit.

Rezistenca tash e tutje, do jete shume me fort e orientuar simbolikisht, pertej luftes administrative qe kemi me vendimarrjen, qe do jete po aq e forte.

Lufta sapo ka filluar, aktoret jane me te motivuar se kurre, ato po bashkohen, po bashkojne dhe sindikatat, po bashkohen dhe me te tjere qe e duan teatrin dhe te bukuren.

Bashkohu sot ne ora 19.00 para Teatrit.