TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Vjen zyrtarizimi, Chelsea rinovon kontratën me Thomas Tuchel. Trajneri gjerman mori drejtimin e “Bluve të Londrës” në muajin janar dhe ia ka dalë të zhvillojë një punë fantastike në stol.
Ai udhëhoqi ekipin londinez drejt fitimit të Champions League, një sukses që mungonte prej 9 vitesh në klubin e Premier League.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1400776975720009733?s=20
Drejtuesit e klubit kanë vendosur t’i dhurojnë zgjatjen e kontratës dhe 47-vjeçari do të qëndrojë në pankinën e Chelsea deri në verën e vitit 2024.