SPORT, 3 Qershor 2021, 13:42

Zyrtare/ Simone Inzagi trajneri i ri Interit, mësoni detajet e kontratës

Zyrtare/ Simone Inzagi trajneri i ri Interit, mësoni detajet e


Interi ka zyrtarizuar trajnerin e ri që do të drejtojë zikaltërit. Bëhet fjalë për Simeone Inzaghin që mbylli bashkëpunimin pas shumë vitesh tek Lacio, ndërsa drejtonte edhe moshat tek kjo skuadër. Kontrata e re është firmosur për dy sezone.

Inzagi ka mbërritur në selinë zikaltër që në orët e para të mëngjesit, teksa u bë zyrtare nga klubi në mesditë. Inzagi do të fitojë një pagë 4 milionë euro në sezon dhe ka mundësinë e rinovimit në bazë të ecurisë së skuadrës.

Tekniku italian do të marrë trashëgiminë e rëndë të lënë nga Antonio Konte i cili u largua pas dy vitesh në krye të zikaltërve.

https://twitter.com/Inter/status/1400406910017237002?s=20