SPORT, 3 Qershor 2021, 19:27

Zyrtare: Laporta vendos, Roland Koeman konfirmohet trajner i Barcelonës

Zyrtare: Laporta vendos, Roland Koeman konfirmohet trajner i Barcelonës

Asnjë ndryshim në pankinën e Barcelonës, aty ku do vijojë të qëndrojë Roland Koeman. Siç u lajmërua dje në mediat spanjolle, presidenti Joan Laporta ka konfirmuar teknikun holandez në stol.

“Roland Koeman do të vazhdojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm“, deklaron kreu i Barcelonës në faqen zyrtare në Twitter.

https://twitter.com/FCBarcelona/status/1400494507397980160?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1400494507397980160%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fzyrtare-laporta-vendos-roland-koeman-konfirmohet-trajner-i-barcelones%2F

58-vjeçari mori drejtimin e skuadrës me të cilën ka luajtur edhe si futbollist gushtin e vitit 2020. Këtë sezon fitoi Kupën e Mbretit, ndërsa në sezonin e ri do të tentohet rikthimi te suksesi në La Liga dhe Champions League.