SPORT, 3 Qershor 2021, 17:59

VIDEO/ Lojtarët e Shqipërisë bëjnë prova para Uellsit, këndojnë himnin kombëtar, dirigjent ‘maestro’ Reja

VIDEO/ Lojtarët e Shqipërisë bëjnë prova para Uellsit,

Kombëtarja shqiptar e futbollit ndodhet në Uells dhe futbollistët kanë gjetur edhe kohë për relaks.

Në videon e publikuar nga FSHF, futbollistët duket se po bëjnë prova para ndeshjes duke kënduar himnin kombëtar buzë detit.

Si dirigjent ka improvizuar trajneri Edi Reja i cili drejtonte ritmin e futbollistëve. Më 5 qershor Shqipëria sfidon në miqësore Uellsin, kurse 3 ditë më pas udhëton në Çeki për një tjetër miqësore.