TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Mirel Josa nuk do të jetë më trajner i Kukësit. Rezultatet jo shumë pozitive me trajnerin kryeqytetas në stolin me verilindorët që e mbyllën këtë sezon poshtë pritshmërive duke u renditur në vendin e 6-të, detyruan drejtuesit e klubit të ndërprisnin bashkëpunimin me Josën i cili tashmë është një trajner i lirë në treg.
Josa kishte kontratë me Kukësin edhe për sezonin e ardhshëm por siç njofton vetë klubi verilindor në faqen zyrtare palët me konsensus kanë rënë dakort për ndërprerjen e bashkëpunimit.
Nuk dihet ende emri i ri që do të pasojë Josën në stolin e skuadrës verilindore por duke parë edhe objektivat e klubit që sezonin e ri me shumë gjasa do t’i luajë ndeshjet në stadiumin e ri në Kukës, pritet që emri i trajnerit të ri të jetë një emër i njohur.