TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Qeveria e Kosovës ka votuar pro që stadiumi i ri kombëtar i Kosovës të ndërtohet në Drenas dhe ka rënë poshtë edhe ideja e propozuar më parë që të ndërtohet në Bërnicë.
Ka qenë ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi që ka propozuar që ndërtimi i stadiumit kombëtar të ndërtohet në Drenas.
Stadiumi kombëtar do të ndërtohet në një hapësirë prej 25 hektarësh, 14 kilometra larg Prishtinës.
Me shumicën e votave pro nga ministrat e pranishëm, kryeministrit i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka aprovuar këtë propozim të ministrit Kujtim Shala.
Për kapacitetin dhe vlerën e tij do të bisedohet në vazhdim.