TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Endri Shabani
Po pse?
Vrasja e sotme eshte e tmerrshme edhe per faktin se eshte krejt absurde.
Nje djale i ri, vritet kot fare, pa bere asgje, pa rrezikuar askend, pa i rene ne qafe askujt.
Vritet pikerisht nga ata te cileve iu paguajme 21 miliarde leke ne vit qe te na mbrojne nga vrasesit.
Nje 25-vjecar sot nuk jeton me, po perse?
Dy prinderve sot nuk do t'iu vije djali ne shtepi, po per cfare?
Dhe pergjigja nuk mund te gjendet vetem tek polici i kthyer ne vrases. Jo.
Pergjigja shkon me larte se kaq.
Ajo gjendet tek menyra se si sillen drejtuesit e policise, te cilet nuk reflektojne kurre mbi gabimet e punonjesve te vet. Ne vend qe te distancohen nga vrasesi dhe te ruajne integritetin e institucionit, ata angazhohen ne denigrimin e viktimes dhe mbulimin e krimit.
Pergjigja gjendet tek ministri, i cili qe kur ulet ne ate karrige mendon si t'i sherbeje interesave te shefit, dhe trashjes se qafes.
Per pasoje, ne vend qe te investoje tek trajnimi profesional i policise, ai i ben parate gaz lotesjelles dhe arme qe perdoren kunder popullit te vet. Cfare mbetet, perfundon rrush e kumbulla, me fasada, uniforma e makina luksoze.
Pergjigja perfundon tek kryeministri, i cili eshte frymezuesi i dhunes policore, si menyre per te qendruar ne pushtet, edhe kur e ka humbur legjitimitetin.
Shkon tek kryeministri edhe per faktin se ai eshte kreu i nje piramide, e cila per te mbajtur pushtetin e mbush administraten me njerez te paafte dhe servile, te cilet e kane kthyer shtetin ne nje grup te strukturuar kriminal.
Nje grupi kriminal, i cili duke qene se ne e kemi toleruar kur ka ardhur te na marre parate, lirine, dhe dinjitetin, sot ka ardhur te na marre edhe jeten...ja ashtu kot, pa patur nevoje per shkak.