TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Lazio mori rezultatin që i nevojitej për të kaluar në fazën tjetër të Champions League në sfidën ndaj Club Brugge. Bardhekaltrit barazuan 2-2 në Olimpico ndaj skuadrës belge, dhe ky barazim u mjaftoi për të ruajtur vendin e 2-të në grupin F.
Skuadra e Simone Inzaghit që edhe njëherë tjetër aktivizoi titullar në portë ekspertin Pepe Reina, kaloi në epërsi shumë shpejt me Joaquin Correan në minutën e 12-të.
Por nuk vonoi shumë dhe Brugge barazoi shifrat pas vetëm 3 minutash me Vormer. Megjithatë në të 27-ën Lazio gjeti sërish avantazhin me një penallti të realizuar nga Immobile. Belgët edhe pse luajtën me një lojtar më pak për më shumë se një pjesë loje barazuan me Vanaken në të 76-ën duke krijuar frikë dhe panik te Lazio që gjithsesi ruajti barazimin deri në fund dhe e mbylli grupin F në kuotën e 10 pikëve në vendin e 2-të.
Në krye të këtij grupi u rendit Borussia e Dortmundit që fitoi sfidën e fundit ndaj Zenit, 1-2 me përmbysje me golat Piszczek dhe Witsel.