SPORT, 8 Dhjetor 2020, 20:19

Zbulohet kalendari i Shqipërisë në grupin I, kuqezinjtë e nisin me Andorran dhe e mbyllin…

Zbulohet kalendari i Shqipërisë në grupin I, kuqezinjtë e

Ditën e martë u hodh shorti për ndarjen në grupe të 55 skuadrave përfaqësuese, ku Shqipëria u vendos në grupin I sëbashku me Anglinë, Poloninë, Hungarinë, Andorran dhe San Marinon.

Sot u diskutua ndërmjet federatave përkatëse për të përcaktuar kalendarin e ndeshjeve. Shqipëria do ta fillojë garën kualifikuese më 25 Mars 2021 kundër Andorras në transfertë dhe do ta përfundoj në 15 Nëntor 2021 përsëri me Andorrën në shtëpi, lexohet në njoftimin e FSHF.

Një short deri diku shumë i favorshëm për skuadrën e Edy Rejas që në tri sfidat e para që do të luhen në muajin mars përveç do të sfidojnë edhe Anglinë në Tiranë dhe San Marinon në transfertë dhe mundësitë për të marrë shtatë pikë janë reale në këto tre takime të para nëse Shqipëria do të rezistojë ndaj "Tre luanëve" qoftë duke mbajtur dhe një barazim.

Grupi I:

Ndeshja e parë, 25 Mars 2021: Andorra-Shqipëri

Ndeshja e dytë, 28 Mars 2021: Shqipëri-Angli

Ndeshja e tretë, 31 Mars 2021: San Marino- Shqipëri

Ndeshja e katërt, 2 Shtator 2021: Poloni-Shqipëri

Ndeshja e pestë, 5 Shtator 2021: Shqipëri-Hungari

Ndeshja e gjashtë, 8 Shtator 2021: Shqipëri-San Marino

Ndeshja e shtatë, 9 Tetor 2021: Hungari-Shqipëri

Ndeshja e tetë, 12 Tetor 2021: Shqipëri-Poloni

Ndeshja e nëntë, 12 Nëntor 2021: Angli-Shqipëri

Ndeshja e dhjetë, 15 Nëntor 2021: Shqipëri-Andorra