SPORT, 11 Mars 2020, 23:31

Zyrtare/ Juventusi njofton se ka një futbollist me koronavirus!

Zyrtare/ Juventusi njofton se ka një futbollist me koronavirus!

Mbrojtësi i Juventusit, Daniele Rugani, sot është testuar dhe rezulton se është i infektuar me koronavirus. Lajmin e ka publikuar vetë klubi bardhezi, i cili njofton se lojtari është vënë menjëherë nën kujdesin e mjekëve.

Italia është shteti i dytë në botë, që ka vuajtur nga koronavirus. Pasojat janë të dukshme, pasi deri tani ky virus vdekjeprurës ka marrë jetën e 827 personave.

25-vjeçari do të jetë në karantinë për 14 ditë dhe të gjithë shokët e tij të skuadrës do t’iu nënshtrohen analizave, për të parë nëse ai ka infektuar ndonjërin prej tyre.

Juventusi planifikohet të luajë kundër Lyon në Champions League javën e ardhshme, por me shumë mundësi kjo ndeshje do të shtyhet.