TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Tashmë është zyrtare, Hansi Flick do të jetë trajneri i ri i Gjermanisë në përfundim të “Euro 2020”. 56-vjeçari, i saposhpoallur kampion i Bundesligës për të dytin sezon radhazi, do të marrë detyrën që aktualisht mbahet nga Joakim Loew. Postin e Flick në stolin e Bayernit do ta trashëgojë trajneri i Leipzigut, Julian Nagelsmann.
Javët e fundit, pati tentative nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, për ta tërhequr gjermanin Flick te Barcelona, në vend të Koemanit, por qëndrimi i tij ishte kategorik kundër. Dëshira e tij ishte të drejtonte “Die Mannchaft”, pas bisedave paraprake që kishte pasur me drejtuesit e Federatës Gjermane të Futbollit.