TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Numrat e triumfit. Titulli i Interit është I kushtëzuar nga shumë shifra të rëndësishme, për të legjitimuar një titul që u konkretizua që në 2 maj, por që prej kësaj të diele është fiksuar zyrtarisht në historinë e klubuit. Kundër Udinezes erdhi mbyllja e bukur, 5-1, festë për të gjithë dhe hare pa pushim. Tani me kampionatin të arkivuar, është koha për të bërë llogaritë , dhe ato të skuadrës zikaltër nxjerrin numra të paimagjinueshëm deri disa muaj më parë.
Me fitoren në javën e fundit, Interi kaloi kuotën e 90 pikëve, vetëmnjë herë në historinë e tyre zikaltërit ja kishin dalë ta bënin dicka të tillë, në sezonin 2006-2007, të parin pas Calciopolit, ai I rekordit të 17 fitoreve rresht me Roberto Mancinin. Atë kohë Interi bëri 97 pikë, këtë herë 91. Rezultat që u arrit falë një ekuilibri perfekt mes fazës mbrojtëse dhe asaj sulmuese. Interi e mbylli kampionatin me mbrojtjen më të mirë, vetëm 35 gola të pësuar, dhe shënoi 88 gola. Vetëm 2 herë më parë në histori klubi ka mbyllur me më shumë finalizime një një kampionat, në sezonin 1949-50 me 99 gola dhe atë 1950-1951 me 107 gola.
Në këtë sezon skuuadra ka shënuar në të gjitha kompeticionet 101 gola, shifër me 3 numra. Conte e ndërtoi kalërimin e triumfit mesmureve të San Siros, që nga sfida 4-2 ndaj Torinos në përmbysje, Interi i ka fituar të gjitha në shtëpi, 16 ndeshje në Meazza, 17 nëse merret në konsideratë dhe derbi i kthimit, që teknikisht është në transfertë pa ju lënë asgjë kundërshtarëvem pas barazimit ndaj Parmës 48 pikë, 46 gola të shënuar dhe vetëm 11 të pësuar në këtë seri të frikshme.
Fitorja ndaj Udineses jo vetëm që zgjati serinë e fitoreve në San Siro, por i dhuroi Interit edhe një kënaqësi tjetër, atë që i kanë mposhtur të paktën një herë të gjitha skuadrat në këtë kampionat. Friulianët kishin ndalur formacionin e Contes në ndeshjen e fazës së parë, por nuk mundën ta bënin këtë në të dytën, dhe kampionët e Italisë i kanë mundur të kuptimin e plotë të fjalës të gjithë kundërshtarët. Një demonstrim force që nuk kishte ndodhur as në vitet e titujve të fundit me Trapattonin, Mancinin dhe Mourinhon.
Pastaj janë edhe ata të dy, Lukaku dhe Lautaro Martinez. 41 gola në total të dy në kampionat, 24 për belgun dhe 17 për argjentinasin, një dyshe ëndrrash për tifozët interistë. Janë numra triumfi, që shpjegojnë më mirë, një dominim që askush nuk e kishte parashikuar.