TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Shumë ndryshime do të ndodhin te Barcelona gjatë merkatos së verës. “Fshesës” së presidentit Joan Laporta nuk do i shpëtojë as Roland Koeman. Shumë emra përfliten si pasues të trajnerit holandez në stolin e ekipit katalanas.
Xavi vijon të mbetet favorit, por në skenë ka dalë një tjetër teknik spanjoll. Marca thekson se edhe Mikel Arteta ka shanse për të marrë drejtimin e Barcelonës. Laporta e pëlqen, por trajneri i Arsenalit ka edhe të tjera brenda klubit që janë pro tij.
Arteta u bë pjesë e Barçës kur ishte 15 vjeç, por tre vite më vonë u transferua te PSG. Tani është koha për t’u rikthyer në “Camp Nou” si trajner, edhe pse Arsenali nuk ka ndërmend ta lërë të lirë.
39-vjeçari preferohet për futbollin që praktikon, i ngjashëm me filozofinë e veçantë katalanase. Për tre vite radhazi (2016-2019) punoi si ndihmës i Pep Guardiolës te Manchester City, kështu që nuk ka si të jetë ndryshe.