SPORT, 24 Maj 2021, 22:46

Milani dorëzohet për Donnarumma, gati 15 milionë eurot për portierin kampion

Milani dorëzohet për Donnarumma, gati 15 milionë eurot për


Milani është afër transferimit të Mike Maignan, ndërsa Gigio Donnarumma do largohet nga Milani në fund të sezonit. Sipas Calciomercato, lëvizja e portierit francez në “San Siro” është thuajse punë e mbyllur.

Maignan prej muajsh është shfaqur prej kohësh si një opsion për Milanin dhe negociatat e miratimi i lojtarit kanë marrë dritën jeshile prej kohësh. Gjatë ditëve të fundit negociatat kanë avancuar.

Drejtuesit e kanë kuptuar se rinovimi me Donnarumman është thuajse i pamundur dhe kanë nisur operacionin për blerjen e portierit, që dje u shpall kampion i Lille në Francë. Milani pritet të paguajë 15 milionë euro plus bonuse për Maignan dhe portieri do marrë 3 milionë euro në sezon