TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Napoli dështoi të kualifikohet për në Champions League dhe Aurelio De Laurentiis shkarkoi menjëherë trajnerin Gennaro Gattuso pas përfundimit të sfidës ndaj Hellas Verona (1-1).
Presidenti nuk dëshiron të humbasë kohë dhe ka arritur akordin me timonierin e ri të ekipit jugor. Luciano Spalletti është një ndër emrat e përfolur, por De Laurentiis i ka befasuar të gjithë.
"Corriere dello Sport" shkruan se, Sergio Coinceiçao do të jetë zëvendësuesi i Gattusos. 46-vjeçari drejton Porton prej korrikut të vitit 2017.
Këtë sezon e mbylli si nënkampion i Portugalisë me “Dragonjtë e Oportos”, teksa ia doli të eliminojë Juventusin nga Champions League.
Sezonin e ardhshëm do e shohim në Itali. Një rikthim në Serie A për portugezin, i cili gjatë karrierës futbollistike ka luajtur me skuadra si Lazio, Inter dhe Parma.