TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Këngëtarja e njohur Eneda Tarifa ka qenë në qendër të mediave për shkak të ndarjes së saj nga bashkëshorti.
Ndarja pas 18 vitesh martesë është pa dyshim një e papritur për publikun, por kjo nuk ka bërë që ajo të flasë për çështjen në fjalë. Interesi i publikut është i lartë, por Eneda duket se e kaloi në heshtje periudhën më të vështirë të jetës së saj.
Një grua e fortë, por që edhe ajo ka pikat e saja të dobëta. Një detaj shumë i rëndësishmë na shpëtoi këtë të premte në “The Voice Kids”, ku me sa duket këngëtarja ka folur për herë të parë për ndarjen e saj.
Në përfundimin e një konkurrenti i cili kishte zgjedhur zhanrin ‘rock’ me një zë shumë potent për të qenë rroker i ardhshëm, Eneda bëri një koment shumë interesant.
“Mua më pëlqeve shumë, ndoshta edhe ngaqë jam mësuar me këtë model të kënduari gjithë jetën rreth e rrotull meje, nëse më kupton”, tregoi ajo disi e prekur duke nënkuptuar kështu ish-bashkëshortin e saj, Erion Zaloshnja i cili gjithë karrierën e tij ia ka dedikuar rrokut.
[gallery ids="65570,65571,65569"]